Konfirmohet: “Meta” dhe “Facebook” gjobiten me rekord për transferimin e të dhënave të përdoruesit

Konfirmohet: “Meta” dhe “Facebook” gjobiten me rekord për transferimin e të dhënave të përdoruesit

Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC), rregullatori kryesor i privatësisë në BE, gjobiti sot Metën, pronarin e Facebook, me një rekord prej 1.2 miliardë eurosh për transferimin e të dhënave të përdoruesve në BE.

Meta muajin e kaluar shprehu pritshmërinë që marrëveshja e re mes BE-së dhe SHBA-së, e cila rregullon transferimin e sigurt të të dhënave të përdoruesve të BE-së në SHBA, do të zbatohet plotësisht përpara se kompania të ndalojë transferimin e të dhënave.

 

 

Paralajmërimet e mëparshme të “Metës” se për shkak të ndalimit të BE-së mund të anulojë aksesin në “Facebook” për përdoruesit në BE, nuk do të realizohen, beson agjencia britanike.

 

 

 

Një marrëveshje kuadër për mbrojtjen e të dhënave midis SHBA dhe BE mund të jetë gati në korrik, por Meta paralajmëroi për vonesa të mundshme.

LEXO EDHE:

Back to top button