Konfiskohet sasi e madhe e armëve dhe municioneve në Gjevgjeli

Konfiskohet sasi e madhe e armëve dhe municioneve në Gjevgjeli

Dy persona nga Gjevgjelia janë arrestuar pasi policia gjatë bastisjes në ambientet që frekuentonin dhe ku banonin të njëjtit, ka gjetur armë dhe monicione. Nga MPB njoftojnë se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

“Janë privuar nga liria A.D. (44) dhe Zh.D (66), të dy nga fshati Bogorodicë, në Gjevgjeli. Në shtëpitë e tyre janë bërë kontrolle me urdhër të gjykatës, ndërsa në shtëpinë e A.D. në fshatin Bogorodicë janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pushkë me ajër, një hark, 99 fishekë gjuetie, 272 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy dylbi optike. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Zh.D. në fshatin Bogorodicë, janë gjetur dhe konfiskuar një karabinë gjuetie, një pushkë ajrore, një tytë për një pushkë gjuetie, 107 fishekë gjuetie dhe 44 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

LEXO EDHE:

Back to top button