Kuvend, tërhiqet vendimi për anëtarët e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës
Kuvend, tërhiqet vendimi për anëtarët e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës
Komisioni për zgjedhje dhe emërime ka tërhequr vendimin e 4 nëntorit kur në seancë zgjodhi anëtarët e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës. Arsye për këtë është se njëri nga anëtarët ka dorëzuar disa nga dokumentet e nevojshme më vonë nga afati i konkursit. Mëgjithëse kryetari i komisionit, Gjorgjia Sajkoski ishte i pakapshëm për të na dhënë informacion më të hollësishëm për arsyet e tërheqjes së vendimit. Kjo pikë sot ishte paraparë të jetë në seancë të Kuvendi, por u tërhoq nga rendi i ditës. Ligji për mbrojtjen e konkurrencës u propozua në shtator dhe u miratua me procedurë të shkurtër. Veç rregullimit të tregut, dispozitat ligjore parashikojnë përforcimin e kushteve dhe autoritetit të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës si trup i vetëm anti-monopol në shtet. Trupi që duhet të zbaton ligjin dhe të mbron konkurrencën ka për detyrim të analizon tregon dhe të rregullon zhvillimin e tregut që konkurrenca të jetë efikase.
“Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës kontrollon zbatimin e dispozitave të ligjit duke analizuar zhvillimin e tregut me qëllim zbatimin e konkurrencës efikase. Me ndryshimet e propozuara përforcohen kapacitetet e komisionit për mbrojtje të konkurrencës, përkatësisht (me rekomandim) parashikohen që katër anëtarë të jenë profesionist të fushës, për dallim të asaj që ishte deri tani me vetëm dy anëtarë. Dy anëtarë duhet të jenë ekonomist të diplomuar me të paktën 6 vjet përvojë punë”, thuhet në Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.
Alsat më 1 nëntor raportoi se në mesin e kandidatëve të paraqitur për në këtë komision ka edhe prej tyre që deri në momentin e mbylljes së konkursit nuk plotësonin kushtet si: përvoja, sfera nga vijnë jurist ose ekonomisë, njohja e gjuhës angleze apo edhe janë anëtarë të partive politike ose pjesë e organeve partiake. /Alsat.mk