Konkursi për rektor në UT, Ilievski: Institucionet të mos flenë por të reagojnë

Konkursi për rektor në UT, Ilievski: Institucionet të mos flenë por të reagojnë

Gazetar: Ardit Ramadani

Asnjë masë konkrete nga Inspektorati i Arsimit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës shtatë ditë pas publikimit të konkursit për rektor të Universitetit të Tetovës, në të cilin janë vendosur kritere shtesë, përkatësisht favorizuese në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë. Ish inspektori për Arsim, Gjorgji Ilievski këtë veprim të UT-së e cilësoi si antiligjore, anarkike. Ai i bëri thirrje institucioneve kompetente të mos flenë gjumë por ta parandalojnë procesin e zgjedhjes së rektorit në UT.

 “Me këto kritere që i kanë vendosur bëhet edhe diskriminim për gjithkënd që dëshiron të aplikojë për kandidat për rektor. Në këtë rast, nuk mund të ketë kritere shtesë të tipit që kandidati duhet të ketë 15 vite përvojë pune, të mos jetë në vend tjetër pune apo të mos kishte dhënë ndonjë dorëheqje. Kjo është e palejueshme dhe e kundërligjshme. “Kjo që bëhet në Universitetin e Tetovës, e kam patjetër ta them që shumë gjëra janë politizuar, që nuk duhet të jetë kështu,” deklaroi Gjorgji Ilievski, ish-inspektor për Arsim.

Nga Universiteti i Tetovës një ditë më parë thanë se kriteret shtesë janë vendosura nga Senati i këtij institucioni duke u thirrur në autonominë e universitetit. Por sipas Ilievskit, autonomia nuk mund të jetë mbi apo në kundërshtim me ligjin.

“Po, ata janë autonom por nuk mund të bëjnë anarki, ka ligj për Arsim të Lartë dhe me atë ligj rregullohet edhe autonomia, nuk mund të jetë autonomi që thotë se kandidati patjetër të jetë maqedonas, turk apo shqiptar, por aty qëndron se duhet të jetë profesor i rregullt, të jetë shtetas i Maqedonisë, dhe vetë fakultetet në përputhje me ligjin e zgjedhin kandidatin,” deklaroi Gjorgji Ilievski, ish-inspektor për Arsim.

Ndërsa konkursi është i hapur që nga 18 maji, Inspektorati i Arsimit nuk e kishte pa të udhës që të hetojë parregullsitë eventuale sipas detyrës zyrtare. Ndërsa inspektorët u detyruan të dalin në terren vetëm pas një sërë ankesash që mbërritën në adresë të Inspektoratit

Universitetit “Nënë Tereza”

 

Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi“

 

Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”

ALSAT krahasoi konkursin në Universitetin e Tetovës me ato të universiteteve të tjera shtetërore në Maqedoninë e Veriut, “Shën Kirili dhe Metodi”, “Nënë Tereza”, “Goce Dellçev” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”. Të gjitha pa përjashtim kanë respektuar në tërësi Ligjin dhe si kriter për zgjedhje të rektorit, kanë vendosur vetëm që ai ose ajo të jenë profesorë të rregullt dhe shtetas të Maqedonisë së Veriut. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button