Konsumuan alkool toksik, 24 viktima në shtetin indian

Konsumuan alkool toksik, 24 viktima në shtetin indian

Të paktën 24 banorë humbën jetën në shtetin lindor të Biharit në Indi, teksa shumë të tjerë shfaqën shenja helmimi pasi konsumuan pije alkoolike të prodhuara në mënyrë artizanale.

Sipas policisë, ngjarjet kanë ndodhur njëkohësisht në zonat Siwan dhe Çapra, ndërkohë që numri i viktimave pritet të rritet dhe më tej.

Gjatë hetimeve të vazhdueshme, policia ndaloi tre persona që shisnin alkool të falsifikuar.

Bihar u bë një nga shtetet e para në Indi ku shitja e çdo pije alkoolike është zyrtarisht e ndaluar nga qeveria lokale. Pavarësisht ligjit, tregtia e alkoolit, përfshirë produktet e falsifikuara, vazhdon dhe lulëzon veçanërisht para dhe gjatë festave tradicionale hindu që festohen në vjeshtë.

LEXO EDHE:

Back to top button