Konte: Man. Junajtedi luajti më mirë se ne

Skuadra e Totenhamit dështoi në një tjetër transfertë të komplikuar, pas asaj ndaj Arsenalit kryesues në “Emirates”. Ekipi i Antonio Kontes u mposht 2-0 nga Man. Junajted, disfatë rreth së cilës trajneri italiane deklaroi se ishte e merituar.

Unë mendoj se nga pikëpamja e lojës, Junajted e meritonte të fitonte. Ata bënë një ndeshje vërtet të mirë. Ne duhet ta rritim nivelin tonë, duhet të përmirësohemi shumë. Goli i parë erdhi nga një devijim, por duhet të tregohem i sinqertë: Junajtedi luajti më mirë se ne.

 

Ata krijuan më shumë raste të pastra. Dëshira nuk na mungoi, por duhet të luajmë në nivele më të larta, diçka që Junajtedi e bëri ndaj nesh. Ata janë një skuadër shumë e mirë, edhe pse dihet sa kanë shpenzuar në merkato. E përsëris: duhet të bëjmë më mirë në këto lloj ndeshjesh“, theksoi Konte.

LEXO EDHE:

Back to top button