" "
“Gazzetta dello Sport” shkruan se Romelu Lukaku do të qëndrojë në Milano për të paktën edhe një vit tjetër.
Tashmë ka një marrëveshje mes Çellsit dhe Interit për qëndrimin e sulmuesit deri në sezonin 2023/2024. Vendimi përfundimtar do të merret në fund të sezonit, por ideja e “zikaltërve” është të marrin Lukakun në një hua të shtrenjtë për 10 milionë euro dhe më pas ta blejnë në vitin 2024.
Trajneri i Çellsi, Graham Poter nuk dëshiron të vendosë bast për Lukakun, sidomos tashmë që ka siguruar shërbimet e Nkunku për sezonin tjetër.








