Konte mund të rikthehet në Itali, te gjigantët e Serie A?!

Sipas “The Times”, tekniku italian është kthyer në Londër pas operacionit të zhvilluar në Itali dhe është fokusuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ajo mes Totenhamit dhe Milanit.

Por, nëse Tottenham eliminohet nga garat evropiane, shanset që Konte dhe klubi të ndahen përpara skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit, do të rriten.

Spurs kanë mundësinë të zgjasin kontratën e tij aktuale me një vit, por 53-vjeçari ka thënë se do të qëndrojë në krye gjatë sezonit të ardhshëm vetëm nëse është i lumtur. Gjithsesi, mediumi në fjalë raporton se Konte do të dëshironte një rikthim në Itali, edhe pse duke marrë parasysh pagën e tij të lartë, gjë e cila e bën më të vështirë.

“The Times” raporton se Konte ka pasur një kontakt joformal me Interin, për një rikthim të bujshëm pas ndarjes dy sezone më parë. Asgjë konkrete për momentin ose diçka që mund ta çojë në negociata, por në rast lamtumire të Inzagit, Antonio Konte mund të kthehet në objektivin e Interit. /abcneës/

LEXO EDHE:

Back to top button