Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha laget me bojë të gjelbër gjatë interpretimit ‘live’ në skenë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha laget me bojë të gjelbër gjatë interpretimit ‘live’ në skenë

Ajo ka interpretuar për publikun hitin e saj “I’m Good (Blue)”, me të cilin u nominua për një çmim ‘Grammy’.
33-vjeçarja është dukur tejet tërheqëse e veshur me një kostum të bronztë, i cili theksonte vijën e saj të trupit.
Bebe Rexha në ‘Nickelodeon Kids’ Choice Awards 2023’ (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images)
E shoqëruar nga një trupë e baletit, Rexha ka kënduar live këngën e saj hit, e cila për shumë kohë qëndroi e para në top-listat britanike dhe amerikane.
Në fund të performancës, Bebe Rexha u lag me një ngjyrë të gjelbër, e cila ishte menduar si një “befasi e pakëndshme” në fund interpretimit.