PSZH përfshin Hakimin për sfidën me Bajernin, edhe pse është nën hetime

Prokurorët njoftuan në fund të javës së kaluar se kishin akuzuar zyrtarisht Ashraf Hakimin për përdhunim dhe e morën në pyetje pas një incidenti që ndodhi në shtëpinë e tij në Paris.

Megjithatë, PSZH ka shtuar Hakimin në skuadrën e tyre për ndeshjen e tyre vendimtare në Ligën e Kampionëve me Bajern Munihun. Mbrojtësi i djathtë lejohet të luajë kundër Bajernit pasi ai është ligjërisht në gjendje të largohet nga territori francez, pavarësisht se është nën hetim.

Klubi nuk ka treguar nëse marokeni do të startojë, ndonëse ai mori pjesë plotësisht në stërvitjen e ekipit të hënën. Hakimi ishte në përballjen e PSZh-së me Nantit, megjithëse u fotografua në tribunë.

PSZH në ndeshjen e parë u mposht 1:0 nga Bajern Munihu dhe do të duhet të fitojë në ‘Allianz Arena’ për të kaluar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve të këtij vit.

LEXO EDHE:

Back to top button