Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima dhe 768 të infektuar të rinj në 24 orë
Dy qytetarë kanë humbur jetën dhe 768 raste të reja janë regjistruar në Shqipëri. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit mbi pandeminë, i bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.
Rritja e infektimeve ka çuar në shtim të trajtimeve të pacientëve në spitalet COVID, kurse numri i rasteve aktive ka shkuar në 9230.
Aktualisht 96 pacientë po marrin trajtim në Infektiv dhe 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.








