Koronavirusi në Shqipëri, rritet sërish numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3732 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 495 qytetarë.

Ndërkohë, është rritur sërish numri i viktimave. Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 9 qytetarë, mes tyre edhe një 30-vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

LEXO EDHE:

Back to top button