Koronavirusi, Prilepi nuk do të hyjë në karantinë

Komuna e Prilepit nuk do të vendoset në karantinë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se me analizimin e gjendjes epidemiologjike është konstatuar se masat që aktualisht janë në fuqi janë mëse efektive, në rast se të njëjtat respektohen me përpikëri nga qytetarët. Se masat kundër COVID-19  po japin efekt, Filipçe thotë se e tregojnë shifrat që tashmë disa ditë kanë mbetur konstante. Megjithatë apeloi deri tek qytetarët që edhe gjatë festive të fundivitit t’i respektojnë maksimalisht të njëjtat dhe të shmangin  grumbullimet familjare. Ai dënoi grumbullimet nëpër qendrat tregtare gjatë “Black Friday”.


Në këtë aspekt, si për Prilepin, ashtu edhe për të gjithë territorin e vendit, mbrëmë patëm mbledhje edhe me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, tani për tani nuk vjen parasysh që të zbatohen apo rekomandohen masa shtesë. Spitali në Prilep është i organizuar shkëlqyeshëm, pacientët janë sistemuar në 5 njësi. Janë mobilizuar të gjithë mjekët dhe infermierët. Megjithatë ka një numër të caktuar punonjësish shëndetësorë të infektuar- deklaroi
Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë

 

Kryetari i Komunës, Ilija Jovanovski, tha se prishtmëritë e tij kishin qenë që kërkesa për karantinë të plotë për Prilepin të pranohej. Ai tha se personeli mjekësorë është shumë i lodhur dhe për këtë arsye kanë kërkuar ndihmë nga Shoqata e mjekëve amë në Prilep.


“ Ndoshta ne prisnim që të kishim masa më shtrënguese. Ne do të sugjerojmë si Shtab Komunal i Krizave që të veprojmë në nivel lokal,  me masat tona lokale. Kërkuam nga Shoqata e Mjekëve të qytetit tonë që një orë e më parë të kyçen për t’i ardhur në ndihmë personelit mjekësorë në spital, veçanërisht atyre në njësinë infektive.06:39 Janë ofruar 30 deri 35 mjekë amë. Mjekët më të moshuar që vuajnë nga ndonjë sëmundje nuk do të përfshihen- pohoi  Ilija Jovanoski – kryetar i Komunës së Prilepit.

Prilepi qëndron i dytë në listë, pas Shkupit, sa u përket rasteve aktive, me më shumë se një mijë të tilla. Gjatë javëve të fundit në raportet e ministrisë është informuar se Prilepi ka regjistruar pothuajse çdo ditë nga së paku 3 viktima nga ky virus.

Përgatiti: Evi Shkopi

 

LEXO EDHE:

Back to top button