“Korridoret”, Pendarovski: Nuk do të dekretojë ligjin për zgjatjen e orarit të punës

"Korridoret", Pendarovski: Nuk do të dekretojë ligjin për zgjatjen e orarit të punës

Gazetare: Evi Shkopi

Presidenti Stevo Pendarovski vazhdon të deklaroje se nuk do ta nënshkruajë Ligjin për marrëdhënie punë, një nga 8 ligjet që janë dorëzuar në Kuvend dhe për të cilat Qeveria pretendon se do të lehtësojnë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Në këtë ligj ku parashikohen 60 orë punë në javë, ajo dispozitë është jo kushtetuese dhe sipas tij, gabimet nuk duhen përsëritur, sepse Gjykata Kushtetuese është deklaruar njëherë për këtë dispozitë.

“Atë jo. Nëse mbetet në atë version, jo. Sepse tashmë ekziston vendimi, res judikata. Gjykata kushtetuese vitin e kaluar e shpalli si jo kushtetuese atë dispozitë në një ligj tjetër. Pra, nuk mund të përsërisim gabimet. Edhe po ta nënshkruaj, unë nuk do ta nënshkruaj nëse dispozita është ashtu, është e qartë që Gjykata kushtetuese marrë parasysh vendimin e kaluar përsëri do ta shpallë si jo kushtetuese”, deklaroi Stevo Pendarovski- president.

Ndërkohë kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, rreth asaj se përse marrëveshja është konfidenciale dhe përse nuk mund të kenë qasje tek e njëjta të gjithë deputetët. Jovan Mitrevski, nga LSDM-ja i kërkoi VMRO-së që të vendosë sa më shpejt se në cilin komision dëshirojnë që të shikohet marrëveshja për korridoret.

“Unë personalisht në koordinim si qëndrim të grupit parlamentarë propozova dhe u pranua nga krye parlamentari, meqë VMRO-DPMNE-ja kërkon që të shikohet marrëveshja vet të vendosin se në cilin komision, kur duan dhe ku duan që të shikohet marrëveshja. Të sjellin vendim si ajo të zhvillohet në Kuvend. Kur panë se ajo nuk u leverdis, sepse qëllimi i tyre është të vazhdojnë me spekulimet, atëherë filluan me spekulime të reja”, tha Jovan Mitrevski- LSDM.

Eli Panova nga VMRO-DPMNE tha se është skandaloze që deputet që nuk kanë kryer asnjëfarë mbikëqyrje kanë propozuar ligje për ndryshime që kërkohen në marrëveshje.

“Unë edhe njëherë do të pyesja, se kush është ai që e klasifikoi këtë marrëveshje? Pra këtyre pyetjeve duhet t’u jepet përgjigje publikisht. Kemi ligj në bazë të të cilit dihet se çfarë vendoset në kategorinë, rreptësisht konfidenciale, sekret shtetëror. Kjo duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe jo ashtu si do shumica parlamentare”, theksoi Eli Panova- VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button