Sindikata: Zyrtarët të mos bëhen “të shurdhër” për pagat

Sindikata: Zyrtarët të mos bëhen “të shurdhër” për pagat

Ose t’i kthejnë pagat e rritura ose t’i rrisin të ardhurat mujore për të gjithë punonjësit me 78%. Sindikatat nuk heqin dorë nga synimi i bllokadës së plotë të shtetit nëse funksionarët vazhdojnë të shtiren se nuk dinë gjë. Me hapa të këtillë vetëm rrisin motivimin e punëtorëve që të largohen nga vendi dhe të mos qëndrojnë në Maqedoni dhe të krijojnë të ardhmen e tyre këtu. Përveç pagave më të larta për politikanët, në edicionin e ri të Magazinës Ekonomike debatohet edhe për rritje të numrit të orëve të punës.

“Nëse zyrtarët e Qeverisë janë të virtytshëm, duhet të kishin dalë përpara punëtorëve dhe të thonë: ‘Shokë, për ne kjo është e mrekullueshme, ju nuk e dimë si do mbijetoni’. Por me 150 mijë denarë rrogë jetohet mirë në Maqedoni. Ne nuk ikim nga Maqedonia, ne nuk pamë asnjë largim të ndonjë zyrtari jashtë shtetit, por vitin e kaluar pamë 12,500 punëtorë nga sektori i ndërtimit të largohen. Dhe tani ne përsëri erdhëm në situatë të gjithë punëtorët e ndërtimit të largohen me masat që qeveria dëshiron t’i vendosë”, deklaroi Sllobodan Trendafillov, LSM. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button