“Korridoret”, pushteti kalon në planin “B” për të miratuar ndryshimet ligjore

“Korridoret”, pushteti kalon në planin "B" për të miratuar ndryshimet ligjore

Gazetar: Adrian Kerimi

Në pamundësi për t’i miratuar ne procedurë të rregullt, Qeveria ka vendosur që ligjet të cilat sipas saj ulin kostot për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D t’i propozon me flamurin e Evropian. Ligji për marrëdhënie pune, Ligji për ndërtim, Ligji për planifikim urbanistik, Ligji për eksproprijim dhe ligji special për autostradat do të dorëzohen në Kuvend, ndërsa nga procedura tërhiqen Ligji për pyjet dhe Ligji për tokat bujqësore.

“Qeveria në seancën e sotme miratoi 5 propozim ligje të cilat do t’i dorëzon në Kuvend. Nisur nga fakti se BE-ja e ka vendosur në hartën e korridoreve edhe Korridorin 8 bashkë me Korridorin 10 dhe atë 10-D dhe për këto ligje më shumë kohë bëhet debat në Kuvend, Qeveri dhe media kemi vendosur që 5 ligjet të propozohen me flamurin Evropian”, deklaroi Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.

I pyetur nëse ekzistojnë kuadro të cilat kanë kapacitet t’i mbikëqyrin punimet mbi një projekt të tillë, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore” thotë se do të punësohen kuadro të reja.

“Kishim edhe konkurs publik dhe tani bëhet evaulimi për pranimin e 28 personave inxhinierë, arkitektë, inxhinierë ndërtimi, elektro inxhinierë dhe specialistë të ambientit jetësorë si ekip i posaçëm për ndjekjen e punimeve në dy korridoret”, tha Ejup Rrustemi, Drejtor i NP “Rrugët shtetërore”.

Qeveria pretendon se marrëveshja me Bechtel&Enka është nënshkruar duke u bazuar në dispozitat aktuale ligjore. Por sipas tyre, për të mos lejuar rritjen e kostos së projektit janë sugjeruar ndryshime ligjore të cilat nuk i kërkon kompania ndërtuese, por strategjia ndërtimore e vendit. Ndërkohë Prokuroria Publike ka njoftuar se ka pranuar marrëveshjen e arritur mes NP “Rrugët Shtetërore” dhe konzorciumit Bechtel&Enka dhe i njëjti do të jetë objekti shqyrtimi për element të mundshëm kriminal dhe korruptiv. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button