Korrupsioni, Qeveria do duhet të kontrollojë vetveten


Ekspertët janë kundër idesë për zëvendëskryeministër që do të luftonte me korrupsionin. Ish anëtari i komisionit kundër korrupsionit, Arif Musa vlerëson se Qeveria nuk duhet ta formojë këtë dikaster. Thotë se nuk sheh luftë efikase kundër korrupsionit, por anim. Në vend të kësaj, Musa propozon paratë e parapara për këtë institucion t’u jepen institucioneve që tashmë e luftojnë korrupsionin.

“Nuk mundet organ i themeluar nga Qeveria të ndjek zyrtarë të lartë të Qeverisë. Është absurde të mendohet se tek ne në këtë nivel do të themelohet kjo ministri dhe se do ta luftojë krimin siç duhet apo ta kontrollojë gjendjen pronësore, siç premtuan Mickoski dhe Zaevi në fushatën zgjedhore- deklaroi Arif Musa- ish anëtar i KKP.

Zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit do ta koordinojë ndjekjen e mundshme të zyrtarëve, madje edhe kryeministrin. Mandatari Zoran Zaev dje i njoftoi kompetencat e këtilla. Ai siguron që kompetencat e institucioneve ekzistuese për këtë qëllim mbesin, dhe me koordinimin e tyre, ai pret efikasitet më të madh në luftën kundër korrupsionit.

“Së pari, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit është edhe Prokuroria Publike dhe organet gjyqësore. Ato kanë kompetencën e tyre sipas Kushtetutës dhe ligjit. Por, një funksion i tillë i fuqishëm politiko- partiak, që është funksion përgjegjës, bëhet fjalë për një djalë të ri, jurist, i cili ka përvojë në këtë punë dhe ka qenë ministër në jetën e tij, mund të vendoset në pjesën e parandalimit, zbatimit të kodeve etike dhe organizimin e institucioneve- deklaroi Zoran Zaev- kryetar i LSDM-së.

 

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Lupco Nikollovski është kandidat për zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore. Ai do të koordinojë institucione si MPB, Drejtorinë e zbulimit financiar, ndër të tjerat edhe DAP, por është e paqartë se si ai do ta bëjë këtë kur puna e tyre është e fshehtë. Nikollovksi falënderoi Zaevin në Facebook për funksionin e besuar duke premtuar rezultate pozitive në këtë resor.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button