Korrupsioni, vendi kthehet në pozitën e para vitit 2001

Maqedonia renditet në vendin e 111 në listën e vendeve në botë për sa i përket perceptimit të korrupsionit. Ky është rezultati më i keq në vend që nga viti 2001. Sipas shtatë sondazheve në kategori të ndryshme që janë bërë, ka disa përmirësime, por shqetësuese është gjendja në gjyqësor, përkeqësimi të situatës së të drejtave të njeriut dhe qasja në informacione. Përveç kësaj, Kriza Covid është dëshmuar si provë e vërtetë në luftën kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

“Ata që kanë nivel më të lartë korrupsioni janë më pak të aftë për të përballuar sfidën. Në vendet me nivel të lartë të korrupsionit, është treguar se nuk ka spitale funksionale, nuk ka institucione shëndetësore funksionale, ka rajone të tëra pa mjekë ose spitale për të pranuar pacientë me Covid”, tha Slagjana Taseva Transparenca Internacionale.

Ky rezultat i dobët vjen në një vit kur Qeveria e re e LSDM-së dhe BDI-së promovuan postin e Zëvendëskryeministrit pikërisht për luftën kundër korrupsionit. Një nga zotimet më të zëshme të premtuar nga Zoran Zaev në prag të zgjedhjeve katër vjet më parë, ishte çrrënjosja e korrupsionit.

“Ne nuk mundemi, ende nuk kemi kapacitet për të kontrolluar në mënyrë efektive flukset e paligjshme financiare, i cili kontroll do të na tregojnë se ku po shkojnë, ku po derdhen dhe ku janë destinuar fondet”, pohoi Slagjana Taseva Transparenca Internacionale.

Që nga viti 2014, kur Maqedonia ishte renditur në vendin e 64, çdo vit vijues rritet perceptimi i qytetarëve për nivelin e korrupsionit në shoqëri. Rënia më e madhe u regjistrua në vitin 2017, kur nga vendi i 90 vendi u ulë në pozitën e 107-të. Në vitin 2020 shënoi rënie për pesë vende. Të dhënat thonë se vendi ka prekur fundin jo vetëm në rajon, por edhe në suaza globale dhe jemi në një vijë me Panamanë dhe Mongolinë, para nesh në janë të gjithë, Sllovenia renditet e 35-ta, Greqia e 59-të, Kroacia e 63-të , Serbia e 94, Shqipëria dhe Kosova ndajnë vendin e 104. Më keq në Evropë se Maqedonia janë vetëm Ukraina, Moldavia dhe Rusia.

LEXO EDHE:

Back to top button