Kosova ashpërson sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Kosova ashpërson sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në raport me situatën me Ukrainën.

Ekzekutivi kosovar ka harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe ShBA-në pakon e dhjetë të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë sot se në kuadër të sanksioneve ekonomike do të përfshihen edhe ndalimi i eksporteve të teknologjisë kritike në Rusi dhe kufizimin e shtetasve rus në çfarëdo pozicioni institucional.

Krahas kësaj, Qeveria në mbledhjen e sotme ka dhënë mendim pozitiv për nismën legjislative të Kuvendit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zgjedhje të përgjithshme.

LEXO EDHE:

Back to top button