Kosova përfiton nga Gjermania 72 milion euro

Ministrja e Financave në Kosovë, Hykmete Bajrami, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde kanë nënshkruar shkëmbimin e protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Federale të Gjermanisë.

Kjo marrëveshje do t’i sjell vendit rreth 72 milionn euro nga Gjermania gjatë dy viteve të ardhshme.

Shefja e kuletës së shtetit, Hykemete Bajrami tha se me këtë do të financohen dhe bashkëfinancohen shumë projekte zhvillimore për Kosovën.

Ndërsa, ambasadori gjerman tha se vendi i tij gjithmonë do t’i qëndrojë në krahë vendit për sfidat e së ardhmes.

LEXO EDHE:

Back to top button