fbpx

Afërdita Dreshaj e ka mësuar të shoqin të flasë shqip


Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj ka zgjedhur që së fundmi të kalojë pak kohë me ndjekësit e saj, të cilët i kanë dërguar pyetje të ndryshme lidhur me familjen, peshën, mënyrën se si e mban trupin në formë, por dhe bashkëshortin e saj, Jakub Kindl.

“A flet bashkëshorti yt shqip?”, ishte pyetja që Afërdita iu përgjigj duke ndarë një video ku pyet Jakub nëse e di gjuhën shqiptare dhe ai i përgjigjet shumë qartë.

“Po, si je? Me punë”, i është përgjigjur Kindl pyetjeve të Dreshaj. Siç duket Afërdita është kujdesur që partneri i saj të ketë njohuri të mira për gjuhën shqipe dhe këtë e kanë treguar edhe postimet e ndryshme të tij.

Përveç këtyre momenteve, këngëtarja ka ndarë dhe shumë pjesë të tjera nga përditshmëria e saj, të cilën e kalon gjithmonë me Jakub duke vizituar dhe shijuar vende të ndryshme.

LEXO EDHE:

Back to top button