Kosova pranoi pajisje ushtarake nga ShBA​, Rusia: Mos nxitni tensione!

Ambasada e Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka reaguar ndaj donacioneve ushtarake që Kosova ka pranuar së fundmi nga Amerika, raporton KosovaPress.

- Advertisements -

Në një cicërimë në ‘Twitter’, nga ambasada ruse thonë se ShBA duhet të respektojë rezolutën e Këshillit të Sigurimit 12/44 dhe të heq dorë nga politika e furnizimit me armë dhe pajisje të tjera ushtarake të Prishtinës.

“I bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndjekë rezolutën e Këshillit të Sigurimit 12/44 dhe të braktisë politikën e furnizimit të Prishtinës me armë dhe pajisje tjera ushtarake. Hapat e tillë provokues minojnë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ngrisin tensionet ndëretnike dhe ndërfetare”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Ky reagim nga diplomatët rusë erdhi pas një donacioni me automjete të blinduara të tipit ‘ASV’, që Forca e Sigurisë së Kosovës pranoi nga ShBA-ja.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, kishte bërë të ditur se këto automjete ishin vetëm kontingjenti i parë i donacionit të SHBA-së.

“Këto automjete janë vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në vazhdim” kishte njoftuar Mehaj.

Para kësaj, ShBA i kishte dhuruar donacion FSK-së ‘sistemin e ndërlidhjes dhe

LEXO EDHE:

Back to top button