Kosova raporton për 13 mijë 784 raste aktive me COVID-19

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë numri i rasteve pozitive ka shkuar ë 41 mijë 229 raste.

Deri më tani 26 mijë e 453 persona janë shëruar nga SARS CoV2. Mirëpo janë edhe 1 mijë e 62 persona që kanë vdekur si pasojë e infektimit SARS CoV2. E vetëm gjatë ditës së djeshme Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar për vdekjen e 22 personave.

Kurse numri i rasteve aktive në Kosovë janë 13 mijë e 784.

LEXO EDHE:

Back to top button