Kosova regjistron 92 raste me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se në Kosovë janë regjistruar edhe 92 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja dalin pas testimit të 3.788 mostrave. MSH-ja tha po ashtu se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 16 pacientë, ndërkaq nuk është raportuar për viktima.

Raste aktive janë 442.

Sipas shifrave të fundit, Kosova që prej marsit të vitit 2020 deri më 31 korrik 2021, ka regjistruar 108.365 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.266 persona kanë vdekur dhe 105.657 pacientë janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 15.221 doza të vaksinës.

Që prej fundit të marsit të vitit 2021, kur ka nisur procesi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar 428.818 doza, ku 146.215 persona janë vaksinuar plotësisht, ndërkaq 282.089 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button