Kosova sot ndan medaljen post-mortem për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit Biden

Sot nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan Joe Biden. Në këtë ceremoni të pranishmëve me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett.

LEXO EDHE:

Back to top button