Kosova, vazhdon me stërvitjet në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës vijon me përgatitjet, para sfidave të Ligës së Kombeve. Së fundit futbollistët Kosovar kanë zhvilluar seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” para se të zhvendoset në Qipro, ku do të përballen me kombëtarën e këtij vendi në sfidën e parë nga ato 4 të planifikuara.

Yjet si Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica ishin në formë dhe disponim shumë të mirë, ashtu sikur edhe i gjithë grupi.

Sipas kalendarit të garave, pas përballjes më 2 qershor ndaj Qipros, kombëtarja e Kosovës, më 5 qershor, në Prishtinë, do të sfidojë kombëtaren e Greqisë.

LEXO EDHE:

Back to top button