Kuvendi ezauron raundin e tretë pa kandidat për zgjedhjen e Presidentit

Kuvendi ezauron raundin e tretë pa kandidat për zgjedhjen e Presidentit

Në drejtimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Kuvendi u mblodh ditën e sotme në seancë plenare të posaçme, për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Në nisje të seancës, kryetarja Nikolla njoftoi se pas ezaurimit të votimit të dytë pa kandidatë, bazuar ne nenet 86, 87 dhe 88 të Kushtetutës dhe Nenin 109 të Rregullores së Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve, me Vendimin nr. 11, të datës 17.05.2022, caktoi zhvillimin e votimit të tretë të votimit për zgjedhjen e Presidenti të Republikës më datën 30 maj 2022.

Më pas, deputeti Eduard Ndreca, në cilësinë e relatorit paraqiti përpara Kuvendit raportin e miratuar nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Ndreca sqaroi se nuk është paraqitur asnjë kandidaturë brenda afateve ligjore të përcaktuara, çka bën që votimi i tretë i zgjedhjes së Presidentit të kalojë pa asnjë emër dhe pa votim.

Në përfundim të seancës, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, njoftoi se, bazuar në raportin e Komisionit të Ligjeve, raundi i tretë konsiderohet i ezauruar dhe ftoi Konferencën e Kryetarëve për t’u mbledhur dhe caktuar datën e votimit të katërt për zgjedhjen e Presidenti të Republikës./ATA

LEXO EDHE:

Back to top button