VMRO-DPMNE-ja edhe zyrtarisht dorëzoi interpelancën ndaj Talat Xhaferit

VMRO-DPMNE-ja edhe zyrtarisht dorëzoi interpelancën ndaj Talat Xhaferit

VMRO-DPMNE-ja edhe zyrtarisht dorëzoi sot në Kuvend interpelancën për kreun e këtij institucioni, Talat Xhaferi. Partia e Mickoskit akuzon Xhafertin për kaosin e shkaktuar në Kuvend, e që sipas tyre kupa u mbush me mbylljen më çelës të dyerve të sallës ku mbahen seancat plenare.

“Ky është rezultat i kaosit që po ndodh në Kuvend, dhe që është nën direktivë të Xhaferit dhe si pasojë e shkeljeve më të shpeshta të Rregullores për punën e Kuvendit nga Talat Xhaferi, gjë që rrezikon rëndë reputacionin e këtij institucioni”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së,. I cili njëherit iu bëri thirrje të gjithë deputetëve që t’i bashkohen interpelancës.

“Përmes interpelancës do të zbulojmë dhe do t’i nxjerrim në dritë të gjitha gjërat që janë në dëm të qytetarëve dhe shtetit, ndërsa gjëra të tilla ka shumë”, tha Nikolla Misevski, koordinator i VMRO-DPMNE, duke nënvizuar se ai dhe partia e tij nuk janë aspak fajtor për kaosin që po mbretëron në vend.

LEXO EDHE:

Back to top button