Kosovë, 12 raste të reja me COVID-19

12 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në Kosovë nuk raportohet për të vdekur.
Ndërsa deri më sot 78 mijë e 298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

14 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.518 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 282.180 doza të vaksinës.
Deri më sot 78.298 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.421 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.509.
Në total numri i rasteve aktive është 106.

LEXO EDHE:

Back to top button