Kosovë, 13 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2.283 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

“Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205. Në total numri i rasteve aktive është 456”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button