Kosovë, 17.476 persona janë vaksinuar me dozën e dytë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218. Në total numri i rasteve aktive është 176.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës. Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button