Kosovë, 24-vjeçarja vdes si pasojë e COVID-19 disa ditë pasi lindi foshnjën

Një 24-vjeçare ka vdekur në Mjekimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e COVID-19.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili ka treguar se e ndjera ka qenë e prekur me COVID-19 dhe se për shkak problemeve me frymëmarrje janë detyruar ta operojnë.

Ismaili tregoi se menjëherë pas lindjes 24 vjeçarja ishte transferuar në Klinikën Sportive e më pas në Mjekimin Intensiv të QKUK-së ku edhe ka vdekur.

“E ndjera ka vdekur në mjekimin intensiv qendror por është trajtuar tek ne, një ditë ose dy. Ajo ka qenë me COVID pozitiv e kemi kryer operacionin përshkak problemeve me frymëmarrje, ka lindur dhe e kemi transferuar në mjekësi sportive dhe ata e kanë transferuar ne mjekim intensiv”, tregoi Ismaili për KosovaPress.

LEXO EDHE:

Back to top button