Kosovë, 5 mijë e 383 raste aktive me COVID-19

57 mijë e 317 qytetarë në Kosovë janë infektuar me COVID-19, nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus. Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga infektimi me SARAS CoV2 në vend kanë vdekur 1 mijë e 447 qytetarë. Aktualisht janë 5 mijë e 383 raste aktive me COVID-19.  IKShPK ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore e shtetërore për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button