Kosovë, 64 raste te reja me COVID
Kosovë, 64 raste te reja me COVID
Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 64 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 208 testime. Duke bërë që pozitiviteti i rasteve të jetë 30.76%. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se janë shëruar 12 persona nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarave me koronavirus është 225 mijë e 399.
Në total numri i rasteve aktive është 322. Ndryshe, në 24-orët e fundit janë dhënë 63 doza të vaksinës kundër COVID-19.