Kosovë, dhjetë ditë fushatë për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, partitë politike do të kenë dhjetë ditë në dispozicion për të bërë fushatë.

- Advertisment -

Në mbledhjen e mbajtur sot, KQZ-ja vendosi që fushata për zgjedhjet të nisë më 3 shkurt dhe të përfundojë më 12 shkurt, 2021.

Po ashtu, në këtë mbledhje u vendos që aplikimi i subjekteve dhe kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme, të nisë më 8 janar dhe të përfundojë më 16 janar.

Ndërkaq, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotime do të mbahet më 1 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button