Kosovë/ Edhe Dimal Bashës i erdhi rendi për t’u propozuar për Kryetar Parlamenti, s’merr vota, Dehari e përfundon “orarin” për sot

Kosovë/ Edhe Dimal Bashës i erdhi rendi për t’u propozuar për Kryetar Parlamenti, s’merr vota, Dehari e përfundon “orarin” për sot

Arbërie Nagavci, pasi dështoi të zgjedhej kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka propozuar deputetin Dimal Basha, për kryetar të Kuvendit

E njëjta ka ftuar deputetët ta votojnë Bashën, por ky propozim u përcoll me reagime e zhurmë nga deputetët në sallë.

Nga 106 deputetë pjesëmarrës në sallë, 57 votuan pro, 25 kundër dhe 24 abstenime.

Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha dështuan t’i marrin votat e nevojshme për kryetar të Kuvendit, kësisoj kryesuesi Dehari ndërpreu seancën.

LEXO EDHE:

Back to top button