Kosovë, fillon bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Negroc
KosovaPress mëson se Policia e EULEX-it ka nisur bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit në fshatin e tij të lindjes, Negroc të Drenasit. Këtë e konfirmoi tani edhe vëllau i ish-zëdhënësit të UÇK-së, Halim Krasniqi.
“Po, është e vërtetë bastisja ka filluar në shtëpinë e Jakupit më këtu në fshat, 40 minuta më parë. Tani janë duke kontrolluar bibliotekën e Jakupit, dokumentet e tij”, tha Halimi për KosovaPress.
EULEX-i ka qëndruar në oborrin e shtëpisë së Krasniqit prej orës 6 të mëngjesit, por rreth orës 17:00 është futur në shtëpi.
“Bastisja këtu filloi pasi erdhi ekipi nga Prishtina, pasi kanë përfunduar bastisjen atje”, shtoi Halimi.