Kosovë, Hoti kërkon kujdes maksimal ndaj Covid-19 për të evituar mbylljen totale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka duke komentuar shifrat e të prekurve me Covid-19, të cilat nga dje janë bërë treshifrore, ka kërkuar kujdes maksimal në punë, në shkollë, në biznes, në rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve.

Ai ka njoftuar se po rishikohen lista e vendeve me rrezik për të ndaluar udhëtimin nga ato vende, gjithmonë duke u bazuar në protokollet përkatëse.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Kujdes maksimal për ta përballuar valën e dytë të covid-19

Evropa dhe vendet e rajonit tanimë janë përfshirë nga vala e dytë e pandemisë nga covid-19. Në Kosovë, shifrat e të prekurve nga dje janë bërë treshifrore, ndërkaq numri i të prekurve brenda 24 orëve është dyfish më i lartë se numri i të shëruarve.

Institucionet tona po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme, por na duhet kujdes maksimal dhe solidaritet i plotë për të evituar mbylljen totale:

1. SHSKUK ka planin për aktivizim të shtretërve shtesë në Prishtinë dhe në spitale regjionale, si dhe është bërë plani për ri-shpërndarjen e stafit mjekësor sipas nevojës.

2. Janë rritur kapacitetet testuese, duke mundësuar që pothuajse të gjithë ata që kanë nevojë për testim të testohen brenda ditës, dhe testimi së shpejti do të decentralizohet në regjione.

3. IKSHPK ka ngritur struktura rajonale të inteligjencës për të identifikuar vatrat infektive.

4. Në shkolla ka kontroll të shtuar.

5. Po rishikohen lista e vendeve me rrezik për të ndaluar udhëtimin nga ato vende, gjithmonë duke u bazuar në protokollet përkatëse.

6. Janë aktivizuar inspektoratet përkatëse për të mbikëqyrë zbatimin e masave.

7. Në baza të rregullta javore po koordinohemi me partnerët ndërkombëtarë që janë duke na mbështetur në përballimin e situatës.

Por, na duhet të tregojmë kujdes maksimal në punë, në shkollë, në biznes, në rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve. Duhet të kemi mirëkuptim për të evituar të gjitha tubimet publike të çfarëdo natyre, ashtu siç rekomandohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK.

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE

• Fsh. Samadraxhë, Suharekë, 17.10.2020-15:55. Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është bastisur lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar me ç ‘rast janë gjetë dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona dhe pajisje për bixhoz. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Fsh. Samadraxhë, Suharekë, 17.10.2020-15:55. Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake , është bastisur lokali pronë e të dyshuarit mashkull kosovar me ç ‘rast janë gjetë dhe konfiskuar një llaptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga Zvicerane, 110 dinar Serb, 30 kuna Kroate,500 Forinta Hungareze,200 Lekë Shqiptare, 10 Lei Rumune,6 dolar Amerikan,110 denar Maqedonas, 5 funta Britanike dhe 5 Paund Egjiptase . Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 15.10.2020-17:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se motra e sajë femër kosovare me datë 15.10.2020 rreth orës 17:00 ka dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet.

Leposaviq 16.10.2020-19:20. Raportohet se nga njësitet policore janë ndaluar 13 automjete të një kompanie Taxi, në të cilat automjete gjendeshin gjithsejtë 52 emigrant nga Siria. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe pasi janë intervistuar vozitësit në cilësinë e dëshmitarit janë liruar.

LEXO EDHE:

Back to top button