KOSOVË / KQZ jep shifrat finale të pjesëmarrjes, sytë te rezultatet preliminare

Në konferencën e katërt pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i sotëm zgjedhor ka kaluar i qetë pa ndonjë incident që do ta cenonte integritetin e këtyre zgjedhjeve.

Pjesëmarrja e qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje ishte 712 mijë e 148 votues apo 36,33%. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025 kishin votuar 44,99% apo 899 mijë e 517 votues.

Kështu bëri të ditur kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

LEXO EDHE:

Back to top button