Kosovë/ Kurti sot takohet me opozitën

Kosovë/ Kurti sot takohet me opozitën

Kryeministri i Kosovës në ora 15:00 do të pres liderët e opozitës, kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit, të martën.

Kurti liderët e opozitës do t’i njoftojë se çfarë ka biseduar më 18 gusht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Krytetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e ka pranuar ftesën e kryeministrit Kurti për takim, njëjtë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Por ftesën e ka refuzuar kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Liderët e opozitës javën e kaluar janë takuar me të dërguarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Temë kryesore kishte qenë dialogu me Serbinë.

LEXO EDHE:

Back to top button