Kosovë, liderët mblidhen para takimit në Uashington


Për takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington me palën serbe kanë diskutuar krerët e partive të koalicionit qeverisës të Kosovës në një takim me kryeministrin Avdullah Hoti. I vetmi që foli para mediave pas takimit ishte kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj i cili tha se pala kosovare është e interesuar që në dialog të shkojë për njohje reciproke. “Shqetësimin tonë që mund të rrëshqasë në dialog teknik duhet ta eliminojmë. Kushdo që shkon atje shkon për njohje, koha është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Limaj. Në këtë takim sipas Limajt nuk është diskutuar për çështjen e presidentit. Ditëve të fundit për takimin Kosovë-Serbi ka folur edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq cili ka deklaruar se ka informacione se mund të ndodhë diçka e rëndësishme por ai mohuar kategorikisht mundësinë e njohjes.

LEXO EDHE:

Back to top button