Mexhiti: Xhaferi është njeriu i duhur në vendin e duhur


Alsat
21.08.2020 11:42
Deputeti Izet Mexhiti para hyrjes në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku ka thënë se jo vetëm që do e votojë por e ka cilësuar Talta Xhaferin si njeriun e duhur në vendin e duhur. Sipas Mexhitit, Talat Xhaferi në legjislaturën e kaluar ka demonstruar që një shqiptar, jo vetëm që mund të jetë kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, por mund të jetë edhe një nga më të suksesshmit.