Kosovë, mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 42.377 dhe 1.087 raste të vdekjes.

Instituti ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469”, njoftojnë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button