Kosovë, ministri i Drejtësisë shkarkon këshilltarin e jashtëm, Enis Qerka

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi ka liruar nga pozita e këshilltarit Enis Qerkën, i cili ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2018 nën dyshime për trafikim me lëndë narkotike.

Ministri Selimi ka shkruar në Facebook se këtë veprim e ka marrë pas raportimit të të mediumeve.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar Selimi.

Në lidhje me: Kosovë: I arrestuar nën dyshime për trafikim të drogës, shoferi i vëllait të presidentit Thaçi emërohet këshilltar i ministrit të Drejtësisë

LEXO EDHE:

Back to top button