Anulohet seanca gjyqësore për rastin “Llaskarca”

Pushimi mjekësor i njërit gjykatës në rastin “Llaskarca” e anuloi seancën e sotme gjyqësore për këtë lëndë. Seanca e radhës është caktuar për më 15 tetor.

Avokati Delo Kadiev, i cili është pjesë e mbrojtjes për këtë rast, deklaroi se bëhet fjalë për lëndë të rëndësishme dhe për këtë shkak ende zgjat gjykimi.

“Prokuroria përfundoi me prezantimin e dëshmive. Në seancat e fundit ishte dëgjuar një ekspert i propozuar nga i akuzuari i parë. Kjo ka zgjatur katër-pesë ditë. Kishte shumë pyetje. Tani vijojnë propozimet e të akuzuarit të dytë”, tha avokati Kadiev.

Në procesin e deritanishëm gjyqësor për aksidentin në aksin rrugor Tetovë-Shkup, në afërsi të fshatit Llaskarcë, u prezantuan shumë dëshmi verbale dhe materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button