Kosovë – Moldavi, ky mesazh special do të shfaqet në tribunat e stadiumit

Kosova e zhvillon sot ndeshjen vendimtare për të qëndruar në Ligën C në kuadër të Ligës së Kombeve ku do të ballafaqohet me Moldavinë me fillim nga ora 20:45.

- Advertisment -

Natyrisht se ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, por në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” do të shfaqet sonte një mesazh special.

Në fakt, të gjitha ulëset e stadiumit do të përcjellin mesazhin e kampanjës “Bëhu zëri im”, në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Për heroinat tona, sot stadiumi “Fadil Vokrri” bën jehonë. Ne jemi zëri juaj dhe ne jemi forca jonë. “Dardanët” mbështesin fushatën senzibilizuese “Bëhu zëri im” në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” ka shkruar në “Facebook” lideri i “Dardanëve”, Lul Berisha.

Fotografitë e mesazhit që do të jepet nga tribuna e stadiumit “Fadil Vokrrit” kanë publikuar edhe “Dardanët” në ‘facebook’.

“Për heroinat tona, sot stadiumi ‘Fadil Vokrri’ bënë jehonë. Ne jemi zebri juaj dhe ju jeni forca jonë. 💜 ‘Dardanët’ mbështesin fushatën sensibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.”, shkruhet në profilin e “Dardanëve”./Kosovapress/

 

LEXO EDHE:

Back to top button