Një viktimë nga aksidenti i rëndë në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenicë

Aksident i rëndë komunikacioni gjatë përplasjes të drejtpërdrejt të dy automjeteve – “vollvo” dhe “citroen” ndodhi mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën rajonale Dellçevë – Makedonska Kamenicë, në të cilin janë lënduar rëndë dy shoferë. Sipas Ndihmës Urgjente Mjekësore, njëri kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa tjetri është hospitalizuar në Qendrën Klinike në Shkup.

- Advertisment -

Ekip i zjarrfikësve ka asistuar në shpëtimin e të plagosurve nga automjetet, ndërsa policia e Delçevës pas inspektimit në vendngjarje ndërpreu trafikun për rreth një orë.

Informacioni shtesë pritet të publikohen sot gjatë ditës. Pjesëmarrësit në aksident janë banorë të komunës së Makedonska Kamenicë.

Sipas informacionit nga policia, mbrëmë ka ndodhur edhe një aksident tjetër në rrugën Delçevë – Makedonska Kamenicë afër vendit Borishjeto, ku një automjet ka dalë nga rruga.

LEXO EDHE:

Back to top button