Turqia vendos të ashtuquajturën “orë policore” dhe mbyll shkollat

Turqia mbyll shkollat ​​dhe sonte vendos “orë policore” gjatë fundjavave nga ora 20:00 deri në ora 10:00, kumtoi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke njoftuar kufizime të reja në luftën kundër koronavirusit.

Pas një takimi me kabineti e tij, që zgjati më shumë se tre orë, Erdogan tha se restorantet, dyqanet, qendrat tregtare dhe parukierët do të punojnë me orar të kufizuar nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 20:00 në mbrëmje.

Të gjitha ngjarjet sportive do të zhvillohen pa tifozë.

Kafenetë do të mbyllen për afat të pacaktuar, ndërsa kinematë do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të këtij viti.

Lidhur me arsimin, Erdogan tha se shkollat ​​do të mbyllen  dhe se mësimi do të zhvillohej në distancë.

Turqia deri më tani ka 421,413 raste me Covid-19, 359,063 të shëruar dhe 11,704 të vdekur. Ndërsa rreth 3,657 pacientë janë në gjendje kritike.

LEXO EDHE:

Back to top button