Kosovë, nëntë viktima dhe 486 raste të reja me Covid-19

Kosovës të hënën i janë​ shtuar 486 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,374 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar nëntë viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 30 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 4,317.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,655 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 697 pacientë kanë vdekur.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, kanë thënë të hënën se situata epidemiologjike, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, është serioze dhe ka mundësi të përkeqësimit.

Në një komunikatë për media të kryeministrisë, është thënë se në shifrat e fundit të të infektuarve në Kosovë tregojnë se aktualisht janë 120 persona të infektuar me koronavirus në 100,000 banorë.

Aty është thënë edhe se nuk përjashtohet mundësia e ashpërsimit të masave me qëllim të vënies nën kontroll të pandemisë.

Një ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar kufizimet e reja, me qëllim të frenimit të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

LEXO EDHE:

Back to top button