Zgjedhjet në SHBA, 90 milion vota të parakohshme

Donald Trump kërkon edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë pas rezultateve të shkëlqyeshme që i kishte në ekonomi me mbi 34 për qind rritje dhe ulje të papunësisë në 3.5 për qind. Kundërkandidati Joe Biden, si ish nënpresident në kohën e Barak Obamas, kërkon besimin e amerikanëve, për të ndryshuar politikat e gabuara të Trumpit. Ai shpreson të bëhet presidenti më i vjetër në moshë nga gjithë presidentët e deritanishëm të SHBA-ve. Në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit, kandidatët shfrytëzuan ditët e fundit të fushatës.

Mbi 90 milion amerikanë kanë realizuar të drejtën e tyre të votës përmes votimit të parakohshëm si pasojë e Kovid-19. Bilanci regjistron mbi 65 për qind më tepër votues nga zgjedhjet paraprake të vitit 2016. Pjesa më e madhe e votimit u realizuar përmes postës. Një ditë para ditës zyrtare të votimit në SHBA, kandidati i Republikanëve, presidenti aktual Donald Trump ka akuzuar kundër kandidatin Demokrat, Joe Biden se përmes pandemisë po tenton mbylljen e bizneseve të vogla.

Ai dëshiron t’i mbyll bizneset tuaja të vogla, të eliminojë procesin edukativ dhe të shkel ligjet tona lidhur me kufirin. Ai keqpërdori Organizatës e Kishës Katolike dhe mbështeti abortin. Unë gjithmonë do të jem ne anën e komunitetit spanjoll në Amerikë – tha Donald Trump, President i SHBA-ve.

Kandidati demokrat, Joe Biden akuzoi presidentin aktual për nëpërkëmbjen e veteranëve dhe shkatërrimin e sistemit shëndetësor.

Si president do të përpiqem të siguroj kujdes më të mirë për veteranët, rezultate më të mirë dhe eksperienca të shkëlqyeshme. Ata duhet mbështetur në mënyrë të pandalshme. Nuk do të shkurtoj kurrë fondin e Veteranëve të Amerikës – deklaroi Joe Biden, Kandidat për president.

Pas votave popullore, sistemi zgjedhor në SHBA të drejtën e zgjedhjes së presidentit ia beson Kolegjit Elektoral ku kandidati duhet të siguron shumicën nga 538 votat e kolegjit. Në vitin 2016, Hillari Klinton kishte fituar votat popullore por u mposht nga Trump me shumicë votash në Kolegj Elektoral.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button